Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e parë të qeverisë së re hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash). Ky vendim që mban firmën e kryeministrit Edi Rama do të hyjë në fuqi menjëherë
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri Edi Rama
m.v/abcnews.al