Festivali për të drejtat e njeriut, 34 filma për publikun prej 3500 aplikimeve

schedule17:39 - 17 Shtator, 2021

schedule 17:39 - 17 Shtator, 2021

Nga e hëna e 20 shtatorit deri të shtunën, 25 shtator 2021 do të zhvillohet Edicioni i Gjashtëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri IHRFFA (www.ihrffa.net) një nga ngjarjet më të rëndësishme social-kulturore që zhvillohen në Shqipëri.

Tematika qendrore e edicionit të 16-të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri është fenomeni i pandemisë Covid-19, me traumat dhe post-traumat, që janë shkaktuar kryesisht te gratë dhe fëmijët.

Nisur edhe nga konteksti i krijuar së fundmi me ardhjen për një strehim të përkohshëm të refugjatëve afganë në Shqipëri, do të shfaqen edhe filma që lidhen me individë apo artistë, që gjenden nën kërcënimin e regjimit aktual taleban në Afganistan thekson Kujtim Cashku , i cili nënvizon guximin e dy kineastëve afganë

Në këtë edicion, janë përzgjedhur 34 filma për t’u shfaqur për publikun, prej 3500 aplikimeve të , ku dominon zhanri dokumentar.

Çelja e Festivalit zhvillohet të hënën,  ku do të shfaqen produksione të viteve të fundit dhe që shfaqen për herë të parë për publikun shqiptar. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, filmat do të shfaqen edhe tek Lulishtja pranë Kryeministrisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!