Gianluiggi Buffon me shumë gjasa është duke luajtur sezonin e tij të fundit si futbollist.
Në merkaton e kësaj vere 43-vjeçari la Juventusin për t’u rikthyer te Parma skuadra ku hodhi hapat e tij të parë si futbollist.
Në këtë sezon objektivi i Buffon do të jetë të ngjisë Parmën në elitën e futbollit italian ndërkohë që në fund të tij gardiani mund të varë këpucët në gozhdë.
Në një intervistë Buffon ka folur për të ardhmen e tij me italianin që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli as kur të varë këpucët në gozhdë teksa dëshira e tij është të jetë trajner i një ekipi përfaqësues.
Buffon ka theksuar se puna si trajner i një kombëtareje i duket më interesante se ajo si trajner i një klubi, ndërsa ishte i gatshëm të drejtonte edhe nëpër botë dhe Australia mund të ishte një opsion i preferuar për të.