Testamenti i Princit Philip do të mbahet sekret për 90 vjet, arsyeja lidhet me Mbretëreshën

schedule14:59 - 17 Shtator, 2021

schedule 14:59 - 17 Shtator, 2021

Testamenti i Princit Filip duhet të mbetet privat për disa dekada. Testamenti do të jetë sekret për të paktën 90 vite për të mbrojtur pozitën dhe rolin kushtetues së Mbretëreshës Elizabeth. Gjyqtari Andrew McFarlane mori këtë vendim duke respektuar një konventë mbretërore që është vendosur që nga viti 1910.

Gjykatësi gjithashtu deklaroi se nuk kishte parë dhe as nuk kishte dëgjuar asgjë për përmbajtjen e testamentit. “Ne duhet të forcojmë mbrojtjen e aspekteve më private të jetës së këtij grupi të kufizuar individësh, me qëllim ruajtjen e dinjitetit të Sovranit dhe anëtarëve të ngushtë të familjes së saj “, tha McFarlane.

Prince Philip's Final Year Included Daily Walks with the Queen and Dinners  Each Night | Vanity Fair

Gjenden gjithashtu disa testamente të tjera të lashta, përfshirë atë të Princit Francis të Teck, vëllai më i vogël i Mbretëreshës Mari, i cili vdiq në 1910. Gjithashtu të pranishme janë testamentet e nënës dhe motrës së Mbretëreshës. Bashkëshorti i saj vdiq prillin e kaluar në moshën 99-vjeçare.

Një ish-oficer i Marinës Mbretërore dhe veteran i Luftës së Dytë Botërore, iu kërkua me protokoll të shkonte dy hapa pas gruas së tij në publik. Por me kalimin e viteve ai arriti të ndërtonte një rol të suksesshëm, shpesh duke marrë pjesë në disa ngjarje publike. /abcnews.al