Gjykata për Krimet e Rënda dënoi me 20 vjet burg Ergys Kolavarin. Ai akuzohej si personi që qëlloi me një armë snajper drejt një të paraburgosuri në ambientin e ajrimit të burgut të Vaqarrit në 30 qershor 2016. Kolaveri u fajësua për “vrasje për gjakmarrje”, të mbetur në tentativë, “plagosje të rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Plumbi i shtënë drejt burgut të Vaqarrit plagosi në këmbë të paraburgosurin Lili Dule. Sipas prokurorisë, shenjestra e atentatit ishte Gazmir Daci, i dyshuar për vrasjen e vëllait të të pandehurit dhe plagosjen e tjetrit. Gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Kolaveri ka pretenduar pafajësi duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen./abcnews.al
Atentati në burgun e Vaqarrit, dënohet me 20 vjet burg Kolaveri
schedule19:40 - 15 Nëntor, 2017
schedule 19:40 - 15 Nëntor, 2017