Me kallashnikov dhe pistoletë, dalin pamjet nga grabitja e bankës në mes të Athinës

schedule11:01 - 15 Shtator, 2021

schedule 11:01 - 15 Shtator, 2021

Grabitja e bankës gjatë ditës së djeshme në mes të Athinës ka bërë bujë në Greqi. Dy persona, me maska kirurgjikale dhe syze në kokë munden të futëshin në bankë  të pashqetëauar duke kaluar edhe rojet e sigurisë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e tyre të marra nga kamerat e sigurisë, ku njëri duket trup i mbushur kurse tjetri peshë normale.

Fillimisht, njëri prej tyre me maskën vënë për shkak të masave anti-Covid futet në ambientet e bankës duke u drejtuar menjëherë tek kasa, raporton abcnews.al.

Ai duket t’i kërkojë kasierit që t’i japë të gjitha paratë që ka në arkë, ndërsa pak sekonda me vonë afrohet edhe tjetri.

Kamerat kanë kapur edhe momentin kur ata kërcënojnë me kallashnikov punonjësit e bankës, ndërsa më pas largohen të pashqetësuar prej aty me çantën e shpinës plotë me para.

Policia është duke kërkuar edhe për një person të tretë, i cili mund të ketë shërbyer si vëzhgues jashtë ambienteve të bankës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!