Studentët e Universitetit të Elbasanit janë solidarizuar sot me protestën në Tiranë. Një grup prej tyre është grumbulluar në sheshin para korpusit qëndror dhe janë shprehur të vendosur në plotësimin e kërkesave.
Studentët e Universitetit të Elbasanit garantuan edhe njëherë sot se do të mbështesin deri në fund protestën deri në plotësimin e kërkesave. Ata bënë të ditur se pas grumbullimit në Elbasan, do të nisen në Tiranë. Për nesër ata kanë paralajmëruar një protestë më të madhe dhe marshim drejt Tiranës. /abcnews.al