Miratohen drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare

schedule17:34 - 13 Shtator, 2021

schedule 17:34 - 13 Shtator, 2021

Ka nisur pasditen e së hënës seanca plenare e thirrur nga kryetarja e re e Kuvendit Lindita Nikolla. Në nisje të kësaj seance janë votuar drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që u propozuan disa ditë më parë nga PS dhe PD.

Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare vijojnë si më poshtë:

Klotilda Bushka drejtuesja e Komisionit të Ligjeve (PS)

Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)

Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)

Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese (PS)

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian (PD)

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Shëndetësinë (PD)

Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median (PD)

Ndërsa, përpara votimit, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se partia e tij nuk ka qenë njoftuar nga Kuvendi për të njoftuar praninë dhe preferencën në komisione.

“Nuk kemi pasur asnjë komunikim nga Kuvendi dhe kjo e ka bërë të pamundur të deklarojmë praninë dhe preferencën tonë në komisionet përkatëse. Ose të dalim pak minuta dhe hajde ta zgjidhim së bashku, sepse ndryshe do t’i mbetet një momenti tjetër dhe kjo jo për shkakun tonë, por për shkak të Kuvendit.”

Me kërkesën e Vasilit ranë dakord edhe PS e PD që kërkuan kohë që LSI të mund të bëjë propozimet e saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!