Trafiku i rënduar është kthyer në një fenomen të përditshëm në Tiranë, por dita e sotme duket të jetë edhe më problematike në këtë drejtim.
Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrugët kryesore të Tiranë karakterizohen nga një trafik tepër i rënduar, ku për të shkuar nga një destinacion në një tjetër duhet të harxhosh orë të tëra, karburant dhe të kesh mjaft durim.
https://www.youtube.com/watch?v=tbpZJw1dPIk&ab_channel=ABCNewsAlbania
Boritë e makinave dëgjohën në çdo cep të kryeqytetit me shoferë të acaruar prej trafikut të madh, ku një pjesë e tyre bëhen shkak për vuajtjen e të tjerëve përmes mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
E gjithë Tirana duket të jetë me trafik të rënduar, por zonat më problematike aktualisht janë e gjithë unaza e mesme e kryeqytetit me disa përjashtime të vogla në aksin “Zogu i Zi”- “21 Dhjetori”; Bulevardi Zogu i I, i cili është thuajse i bllokuar; Unaza e Madhe, kryesisht zona te “Shqiponja”; Rruga e Kavajës; Rruga e Elbasanit; Rruga e Dibrës, etj.
Problematikë të veçantë paraqesin në këto situata edhe autoambulancat me të sëmurë, të cilët duhet të presin në trafik, ndërkohë që rrezikohet jeta e pacientëve. /abcnews.al