Kush ia ka vjedhur zemrën Cubi Metkaj? Aktorja flet për herë të parë për jetën personale

schedule11:05 - 13 Shtator, 2021

schedule 11:05 - 13 Shtator, 2021

Pavarësisht se prej shumë vitesh është pjesë e ekranit, Esmeralda Metkaj, e njohur si Cubi, ka preferuar ta mbajë jetën personale larg vëmendjes së mediave. Megjithatë, gjatë intervistës për “Abc-ja e mëngjesit”, aktorja e humorit dha detaje rreth kësaj çështjeje, ndonëse të pakta.

Aktorja pranoi se është e dashuruar por edhe me këmbënguljen e moderatorit Alban Musa, ajo preferoi të mos ndante më detaje, duke lënë të kuptohej se partneri i saj dëshironte të qëndronte larg syve të publikut. “Statusi im ka qenë dhe jam e dashuruar.”, tha Metkaj.

Ndër të tjera, aktorja e humorit foli dhe për planet e së ardhmes. Ajo tregoi se po mendon të vijë me një program të sajin, por ende nuk ka diçka konkrete.


/abcnews.al