Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Beogradin, ndërsa nesër do të jetë në Tiranë. Mediat serbe raportojnë masa të rrepta gjatë vizitës së kancelares.
Qindra forca policie do të jenë në terren, ndërsa dy helikopterë të ushtrisë do të monitorojnë gjatë gjithë kohës nga ajri, përcjell abcnews.al.
Sipas “Blic”, anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë do të vendosen në të gjithë rrugën përgjatë së cilës do të lëvizë Angela Merkel. Rreth 600 policë do të jenë përgjegjës drejtpërdrejt për sigurinë e të kancelares gjermane.
Në monitorim do të marrin pjesë: 100 pjesëtarë të Xhandarmërisë; 400 pjesëtarë të policisë së Beogradit; 10 pjesëtarë të Njësisë Speciale Anti-terroriste dhe pilotë. Disa ekipe zjarrfikësish dhe ekipe mjekësore do të jenë në detyrë gjatë gjithë kohës. g.v/abcnews.al