Gjilani u ndal sot në shtëpi nga Dukagjini, duke mos ia dalë të ruajë ritmin e kryesuesve. Djemtë e Ismet Munishit e kërkuan në të gjithë ndeshjen golin, por në fund nuk ia arritën dhe miqtë arritën të marrin një pikë ndaj një prej të fortëve të kampionatit.
Padyshim të kënaqur djemtë e Armend Dallkut, që këtë sezon synojnë qëndrimin në elitën e futbollit dardan. Nga ana tjetër Llapi nuk e ka gjetur as sot rrugën e fitores dhe është mposhtur në Podujevë nga Feronikeli me shifrat 0-2.
Gashi në minutat shtesë të fraksionit të parë dhe Prokshi në të 64-tën vendosën fatin e tri pikëve të kësaj ndeshje. Kjo ishte humbja e parë për fituesit e Kupës dhe Superkupës, pas dy barazimeve në javët e mëparshme. /abcnews.al
BKT SUPERLIGA – JAVA 3
Gjilani-Dukagjini 0-0
Llapi-Feronikeli 0-2
Shënues: Gashi 45+2’, Prokshi 64’