Ekspozita e piktorit Arben Golemi me titull “Strehë”, startoi Festivali Kulturor Shqipëri – Izrael, pasi familja e tij ka shpëtuar jetën e disa hebrenjve gjatë luftës.
Qëllimi i këtij eventi është që të nxjerrë në pah artin shqiptar dhe atë izraelit, shkëmbimet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe atij hebre, sipas, drejtores artistike të Festivalit dhe pianiste shqiptare e mirënjohur në arenën evropiane Almira Emiri.
Për herë të parë do të perfermoi live edhe Klezmer Orchestra nga Izraeli. Deri me 21 shtator do të zhvillohen një sërë takimesh mbi librin, por nuk do të mungojnë edhe shfaqje filmash, koncerte dhe diskutime mbi veçantitë e dy kulturave.
Ky event vjen në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit dhe do të shërbejë për të celebruar marrëdhëniet e ngrohta ndërmjet dy vendeve dhe ndërmjet dy popujve./ Abcnews.al