Mesfushori më i ri i Kombëtares tonë dhe ylli skuadrës së Empolit në Serie A ka arritur të shënojë ditën e sotme golin e parë në ligën prestigjoze evropiane.
Nedim Bajrami shënoi për skuadrën e tij në minutën e 89’ me anë të një penalltie, por që nuk mjaftoi qoftë edhe për një pikë.
Empoli u mposht nga Venezia me rezultatin e përgjithshëm 1-2 në kuadër të ndeshjes së tretë në kampionat.
Për yllin e kombëtares tonë ky ishte nje moment shumë i rëndësishëm, pas paraqitjeve mjaft të mira ne dy javët e para duke dhënë edhe një asist.
Bajrami bëri paraqitje të mira edhe me kombëtaren përballë Hungarisë dhe San Marinos ku shpalosi aftësitë e tij të mira teknike.
Vetëm 22 vjeçar, shqiptari është një lojtarët kryesor te skuadra e Empolit, këtë e dëshmoi edhe besimi që i dha trajneri për të goditur penalltinë në minutat e fundit edhe pse rezultoi të ishte vetëm për statiskikë. /abcnews.al/