Fillimi i vështirë për Juventusin në Serie A lë hapësira për disa polemika. “Zonja e Vjetër” tanimë pa Ronaldon po mendon për të ardhmen.
Ylli i skuadrës torineze pritet të jetë, Paulo Dybala e cili momentalisht është në negociata për të rinovuar kontratën.
Prej një kohe të gjatë komunikimet mes dy palëve kanë vazhduar por pa arritur të gjejnë një marrëveshje.
Sidoqoftë, optimizmi mbretëron në fjalët Nedved: Ne po flasim, le të vazhdojmë dhe në disa faza isha dhe unë i pranishëm. Tani Arrivabene dhe Cherubin po e udhëheqin atë, ne jemi shumë të sigurtë dhe shpresojmë që nënshkrimi të vijë së shpejti”.
Juventusi, megjithatë ka armë të tjera në dispozicion: “Ne jemi një ekip me shumë perspektivë, kemi përzierje e duhur mes përvojës dhe rinisë. Unë kam shumë besim te ky ekip dhe kemi përfshirë lojtarë që mund të jenë e tashmja dhe e ardhmja e klubit. Ne duam të bëjmë mirë, dhe në i kërkojmë të gjithëve të luajnë me zemër,” përfunon Nedved. /abcnews.al/