Policia e Sarandës ka ndëshkuar dhe proceduar penalisht administratorin e një lokali i cili është kapur duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar.
Ndër të tjera mësohet se me masë administrative janë ndëshkuar edhe 23 klient të subjektit.
Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i pajisjeve muzikore dhe i një sasie të vogël kanabis.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet nga Policia e Sarandës, për monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar duke qenë i parregjistruar në QKR, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i një subjekti.
Ndëshkohen me masë administrative edhe 23 klient të subjektit.
Sekustrohen pajisjet muzikore dhe një sasi e vogël kanabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Kranesë” 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Në vijim të veprimeve specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht administratorin e subjektit shtetasin V(D). M., 45 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” Ushtrimi pa lishencë i veprimtarive financiare”, dhe ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.
Gjithashtu, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, dhe masa administrative 10.000, për 23 klientë, të konstatuar në subjekt.
Gjatë kontrollit të ambientit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit./abcnews.al