Berisha prezantohet tek Torino: Me Rejan flasim për gjithçka, idhulli im është Van Der Sar

schedule20:13 - 10 Shtator, 2021

schedule 20:13 - 10 Shtator, 2021

Etrit Berisha është prezantuar tek Torino. Portieri i Shqipërisë ka thënë se është i lumtur që ndodhet tek Torino dhe se idhulli i tij është Vand Der Sar.

“Të gjithë e dimë që Torino është një klub i madh, isha i lumtur për këtë propozim. Dija edhe vështirësitë e viteve të fundit dhe jam i bindur se mund të bëjmë gjëra të bukura, kam njohur shumë djem të zotë dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Kam ndjesi të mira, mund të bëjmë një kampionat të madh. Van Der Sar, është një portier i cili jepte siguri, qetësi, i qetë dhe ka bërë gjithmonë diferencën. Edhe unë mundohem që të kem këto karakteristika, mundohem gjithmonë që t’i jap qetësi skuadrës dhe të ndihmoj shokët e skuadrës’’ tha Berisha.

Më pas portieri zbuloi se ka folur edhe me Rejan për kalimin te Torino. Po, me të flasim për gjithçka, është i lidhur edhe me Ferraran. Ai është një trajner ekspert i cili ka kaluar shumë dhe njeh shumë mirë një ambient të tillë”, tha Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!