Napoli po përballet me probleme burokratike në prag të udhëtimit në Angli për ndeshjen kundër Leicester në Europa League. Victor Osimhen dhe David Ospina mund të mos lejohen të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe.
Kjo për faktin se të dy lojtarët luajtën me kombëtaret e tyre respektive në vende që Anglia nuk i cilëson të sigurta për shkak të Covidit. Rregullat në Angli parashikojnë se njerëzit që udhëtojnë drejt Anglisë nga vende jo të sigurta duhet të karantinohen 10 ditë. Sipas “Il Matino”, Osimhen dhe Ospina kanë mbërritur dje në Romë dhe do duhet të plotësojnë disa dokumente në ambasadën angleze në Itali, në mënyrë që lejohen të udhëtojnë drejt Anglisë.
Edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani duhet ti nënshtrohet të njëjtës procedurë në ambasadën angleze së bashku me Elmas për të marrë vizë. Është në dyshim nëse Ospina dhe Osimhen do lejohen të luajnë kundër Leicester pa u karantinuar. /abcnews.al/