Bashkia vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në Unazën e Madhe

schedule15:50 - 8 Dhjetor, 2018

schedule 15:50 - 8 Dhjetor, 2018

Shkon në 20 numri i objekteve të prishura në segmentin nga pallati me shigjeta deri tek Dogana. Bashkia e Tiranës njofton se një pjesë e banorëve bashkëpunojnë me pushtetin vendor për lirimin e hapsirës publike.

Ka nga ata që protestojnë. Ka nga ata që pijnë kafe. Kreu i Bashkisë Tiranë preferon këta të dytët.

Të ardhur nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, sipas njoftimit të zyrës së medias pranë Bashkisë, premtuan se do t’i boshatisin e prishin vetë objektet që sot i kanë pa leje.

Deri tani, numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe ka shkuar në mbi 20.

Pritën të prishen edhe mbi 10 objekte të tjera./abcnews.al