Skënderbeu në krizë rezultatesh

schedule14:57 - 8 Dhjetor, 2018

schedule 14:57 - 8 Dhjetor, 2018

Ka pasur pakënaqësi dhe akuza pas humbjes së Skënderbeut në fushën e Kukësit në Superligë. Disa  tifozë dyshojnë për tolerim, por klubi mohon me forcë.

Duhet të kthehesh shumë prapa në kohë për krahasim. Skënderbeu i pas vitit 2010 nuk ishte mësuar me dy humbje e asnjë fitore në tri ndeshje, por ja që po i ndodh këtë sezon. Pas barazimit me Tiranën në “Selman Stërmasi” dhe humbjes në Korçë me Teutën, kampionët u thyen edhe në atë që quhej fusha e Kukësit, në Kamzë. Nuk mjaftoi vetëm disfata dhe fakti se kuksianët janë tani me pikë të barabarta me ta, ngjitur në vend të dytë, por korçarët duhet të përballojnë edhe kritikat dhe akuzat e disa prej tifozëve në rrjetet sociale.

Natyrisht, pati nga ata që e quajtën një humbje dhe aq, pati edhe të tillë i dhanë shpresë ekipit se mund të fitojë në gjyqin e KAS-it, por nuk munguan dyshimet. Ata u shprehën se ekipi toleroi përballë Kukësit, si dhe që po luftohet që të dalë kampion Teuta. Nga administratori i faqes zyrtare të klubit në FB, u lëshuan kundërakuza, duke i quajtur të turpshme dyshimet e tifozëve.

Skënderbeu në këtë kampionat, ka fituan dy herë ndaj Partizanit, por asnjëherë ndaj Laçit e Tiranës, ka humbur dy ndeshjet me Teutën, ndërsa me kuksianët ka një fitore e një disfatë. Dyshimet për tolerime në Superligën shqiptare janë të vjetra, të paktën tri dekada, në mos edhe më shumë, por asnjëherë nuk ka pasur ndonjë hetim të organeve kompetente, të tipit “kalçopoli” si në Itali, apo siç ka ndodhur në vende të tjera. Në vitin 2010, Dinamo e shpallur kampione shumë javë para fundit të kampionatit, humbi 8 ndeshje radhazi në fazën e tretë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!