Prej disa ditësh përpara Ministrisë së Arsimit, studentët protestojnë. Edhe këtë të shtunë ata ndodhen përpara institucionit më të lartë të arsimit me po të njëjtat kërkesa. Bashkë me ta pjesë e protestëts janë bërë qytetarë të ndryshëm, por edhe prindër dhe të afërm të tyre, të cilët janë shprehur se kërkesat e tyre janë të drejta.
“Në 90-n kam dalë kam qenë 36 sot jam 64 dhe akoma them Shqipëria si gjithë Europa. Është turp e faqja e zezë. Kështu si ka arritur Shqipëria. Po nuk u bashkuam me rininë ne kemi vdekur”, u shpreh një qytetare.
“Kemi ardhur me u bashkuar të gjithë si popull. Kam edhe unë gocën studente. Këta marrin lekë. Këta për një vërtetim që më duhet mua për shkollë marrin katër mijë lekëshin. Imagjino gjërat tjera që kërkon studenti, librat, gjëra që ka shkolla, taksat që paguajmë për shkollë. I lypin të gjitha lekët përnjëherë se nuk i ndajnë në dy këste”, tha një prind.
“Mbështes komplet studentët. Unë kam dy vajza studente. Janë akumuluar prej kohësh probleme të të gjitha viteve”, tha një tjetër.
“Sa jam kthyer nga jashtë në Shqipëri. Mendova se të gjithë ishin në gjumë, por më tërhoqi zëri i studentëve, duket shumë i fortë dhe kam pak më shumë shpresë që nuk paska vdekur gjithë zëri. Paska zë akoma”, u shpreh një qytetare.
“Jam tezja e një studenti dhe po njësoj vij t’i mbështes. Më bëhet zemra mal kur shikoj që ngrihen dhe protestojnë për të drejtat e tyre”, tha një e afërme./abcnews.al