Partnerja e Shpat Kasapit zbulon më shumë detaje rreth shtatzënisë

schedule20:48 - 8 Shtator, 2021

schedule 20:48 - 8 Shtator, 2021

Shpat Kasapi zbuloi se do të bëhet baba për herë të parë në përvjetorin e lindjes së partneres, Selvije Jao. Këngëtari nuk zbuloi detaje të tjera duke u mjaftuar vetëm me ndarjen e këtij lajmi të ëmbël. Së fundmi, ka qenë Selvija e cila ka zbuluar më shumë rreth pritjes së ëmbël gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit.

“Jam në javën e parë të muajit të pestë. Uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund. Zoti i ndihmoftë të gjithë shtatzënat.”, ka shkruar ajo. Përsa i përket gjinisë, Jao preferoi të mos e zbulonte. “S’ka rëndësi për mua si djalë si vajzë. E lus Zotin të shkojë mirë shtatzënia deri në fund. E uroj të ketë shëndet.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!