Audi e ka cilësuar makinën e saj më të re si një “avion privat për rrugën”. “Grandsphere” është projektuar si një sallë pritjeje e klasit të parë kur makina është në modalitetin e vetë-drejtimit. Makina është po aq e gjatë sa një Audi A8L. Timoni dhe pedalet palosen kur makina është në “modalitetin autonom”.
Midis sediljeve, ka një frigorifer për pije dhe një vend për gota. Kabina shtrihet në pjesën e përparme të automjetit duke siguruar hapësirë të bollshme. “Është e ardhmja e Audi-t. Ne jemi në epokën e re të lëvizshmërisë.”, tha Hildegard Wortmann, shefi i shitjeve dhe marketingut të kompanisë.
Grandsphere është i dyti nga tre automjete të tilla konceptuale. E para, e quajtur Skysphere, u zbulua muajin e kaluar si një roadster me performancë që ndërthur teknologji të ngjashme me Batmobile dhe pajisje luksoze.
/abcnews.al