Pasi priti Lojërat Olimpike mes shumë polemikash, Japonia i ka komunikuar zyrtarisht FIFA-s se heq dorë nga organizimi i Kupës së Botës për Klube 2021, e cila do të zhvillohej nga 9 deri në 19 dhjetor.
Ky vendim erdhi si pasojë të situatës së Covid-19, e cila pamundëson praninë e publikut për të ndjekur ndeshjet dhe për të krijuar të ardhura për organizatorët.
Situata tanimë e ndërlikuar ndjeshëm, detyron FIFA-n të hartojë një plan B për të shpëtuar edicionin 2021 të turneut prestigjoz.
Organizata e futbollit do duhet të gjejë një vend alternative menjëherë përndryshe do të detyrohet ta anullojë Botërorin e klubeve. /abcnews.al/