Ka qenë një nga puntatat që ka sjellë një shikueshmëri të madhe episodi i fundit i Doktor Plastik i transmetuar këtë të dielë në televizionin ABC. Historia e Aida Buçaj sa e trishtë po aq dhe frymëzuese mbajti të mbërthyer publikun e emisionit të njohur që në sezonin e tretë të tij. Aida, një grua 46 vjeçare rrëfeu sesi pas martesë dëshira e saj për t’u bërë nënë, u shkërmoq nga fatkeqësitë të njëpasnjëshme.
Ajo nuk arrinte t’i çonte shtatzënitë deri në fund sepse bebet nuk mbijetonin. Pas disa aborteve, arrin më në fund të lindë, por sërish bebja jetoi vetëm disa minuta. E dërrmuar fizikisht dhe psikologjikisht Aida kurrë nuk hoqi dorë derisa më në fund u bekua me dy binjakë dhe një djalë. Por jo pasoja. Trupi i saj u transformua në atë pikë sa as dietat dhe as aktiviteti fizik nuk mund ta rregullonte. I drejtohet Doktor Plastik dhe Spitalit Amerikan për të bërë lifting trupi.
Pas një konsultë me Doktoreshe Rezarta Kapaj, u vendos që do të bëhej lifting total i trupit: që nga gjoksi, shpina, krahët, barku, e deri te kofshët. Por një ndërhyrje kaq e madhe paraqiste rrezik ndaj u nda në dy seanca. Dhe rezultati ishte i jashtëzakonshëm. Të shumta janë reagimet në rrjetet sociale të televizionit të ABC. Për të parë të plotë këtë episod ju ftojmë të klikoni linkun e mëposhtëm.