Takimi tripalësh në Bruksel, Bislimi: Ende s’janë plotësuar kushtet për takim të liderëve të Kosovës e Serbisë

schedule14:13 - 8 Shtator, 2021

schedule 14:13 - 8 Shtator, 2021

Ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të bllokut evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Gazetarja Erisa Zykaj raporton se drejtuesi i delegacionit, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi  është shprehur pas takimit trilateral se tema qendrore e takimit ishin personat e zhdukur.

“Ne kemi shprehur vullnetin që të hapim arkivat shtetërore mbi UÇK për palën serbe. Mbetet të shihet nëse pala serbe do të tregojë të njëjtin vullnet përtej deklaratave.”

Po ashtu, Bislimi deklaroi se ende nuk ka substancë të mjaftueshme për një takim të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në shtator.

Zëvendëskryeministri raportohet se është shprehur po ashtu se për çështjen e transportit lidhur me njohjen e targave të makinave Kosova do t’i përgjigjet Serbisë me të njëjtën monedhë.

“Për marrëveshjen e energjisë duhet të eliminojmë problemet në Veri.” 

Këtij takimi i paraprinë dy takime të ndara të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij, që u zhvilluan më 7 shtator. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!