Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së Silva Bino kanë vizituar qendrën shëndetësore Nr.1 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kryeministri Rama përsëriti edhe një herë që studentët apo pedagogët që nuk duan të vaksinohen nuk do të futen në auditorë. Kreu i qeverisë theksoi se kush nuk do të vaksinohet nuk do të merret me forcë, por duhet të marrin parasysh që nuk mund të futen në auditorë.
Rama u shpreh po ashtu se nëse Shqipëria sot nuk ka shifra të larta të vdekjeve, kjo ka ardhur falë nisjes në fazë të hershme të procesit të vaksinimit masiv.
“Në fund të ditës nuk mund të kërcënosh jetët e të tjerëve. Nëse Shqipëria sot ka stabilitet , kjo vjen si rezultat i vaksinimit. E kemi nisur shumë shpejt procesin e vaksinimit masiv. Sot do ishim duke numëruar dhjetëra të vdekur në ditë. E njëjta gjë vlen për pedagogët e mësuesit.” /abcnews.al/