Pas barazimeve me Bullgarinë dhe Zvicrëm, kombëtarja italiane nuk mund të bëj asgjë tjetër përveçse të fitojë nesër në mbrëmje, në ndeshjen përballë Lituanisë në kuadër të kualifikueseve të botërorit, “Katar 2022”.
Me vetëm një gol të shënuar në dy ndeshjet e fundit, Insigne pranon se skuadra është pak e paqartë para portës: “Ne nuk kemi qenë të saktë para portës në ndeshjet e fundit, por ne duhet të jemi të qetë. Nesër jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer dhe do të shënojmë gola.
Sulmuesi i Napolit komentoi edhe kritikat ndaj ekipit dhe trajnerit të tij, duke u shprehur se grupi qëndron i fortë./abcnews.al/