Cenko: Kemi statistika më të mira se vitin e kaluar, “Delta” shfaq formë të lehtë te të vaksinuarit

schedule19:25 - 6 Shtator, 2021

schedule 19:25 - 6 Shtator, 2021

Varianti Delta është shkaktar i rritjes së shifrave të të infektuarve në vend. Kështu deklaroi epidemiologu Fabian Cenko, nisur nga situata e pandemisë, ku prej disa javësh është përkeqësuar.

I ftuar në studion e “Radar Informativ” me Jonida Shehun në ABC, Cenko theksoi se varianti “Delta” ka transmetueshmëri shumë më të lartë dhe ka sjellë rritjen e numrit të rasteve.

Megjithatë, ai thekson se ndonëse shifrat këtë vit janë më të larta, statistikat janë më të mira se vitin e kaluar. Sipas tij në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kishim më shumë viktima dhe të shtruar në spital.

“Është një rritje shumë e shpejtë. Kjo tregon që virusi Delta është shumë më i transmetueshëm edhe pse ne kemi një përqindje të lartë të imunitetit, prapë shkalla e lartë e transmeshtueshëmrisë bën që gjen xhepat e grupeve të popullatave të pavaksinuar.

Asnjëra nuk përjashton tjetrën. Nëse do të kishim vepruar në të njëjtën mënyrë, nëse vjet vendi do ishte i hapur si këtë vit do shënonim rritje rastesh. Por në këtë rast është një variant tejmase infektiv që çdo masë mbrojtjes të do rigoroze. Në raport me gravitetin e rasteve dhe humbjet e jetës duhet të pranojmë se kemi statistika më të mira se ato të vitit të kaluar. Pozitiviteti i testeve është aty aty, kemi më pak të shtruar në spital dhe më pak vdekshmëri. Besoj se kjo nuk ka të bëjë me variantin Delta që mund të jetë më i lehtë, pro ka të bëjë me faktin që popullata shqiptare është më e imunizuar sesa vjet. Në njëfarë mënyre tregon faktin se mund ta kalojmë më lehtë sëmundjen,” deklaroi Cenko.

Epidemiologu theksoi më tej se Delta shfaq formë të lehtë edhe tek të vaksinuarit. “Përveç infektueshmërisë më të ;artë ka edhe ca tipare të tjera, që kanë të bëjnë me faktin që aktualisht një person i imunizuar edhe pse ka një imunitet të mirë varianti Delta bën të mundur që ai të infektohet, të infektojë dhe të shprehë një formë të lehtë të sëmundjes,” theksoi Cenko. g.v/abcnews.al