Rregullatori federal i shëndetësisë në Brazil Anvisa ka pezulluar përdorimin e mbi 12 mln doza vaksinash Sinovac të prodhuara në një fabrikë të paautorizuar.
Në njoftim thuhej se masa e pezullimit ishte paralajmëruar të premten pas një kontrolli në qendrën biomjekësore.
“Ndalimi është një masë paraprake për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj rrezikut të mundshëm”.
Masa e pezullimit do të jetë në fuqi për një periudhë kohore prej 90 ditësh. Gjatë kësaj kohe agjencitë e autorizuara do të mësojnë më shumë për sigurinë e vaksinave. m.v/abcnews.al