Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se është mbyllur përkohësisht parku i Gërmisë. Ahmeti u shpreh se e kanë marrë këtë vendim për shkak të shmangies së rrezikut pasi në këtë park është parë një ari.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojmë vendimin e të mos frekuentojnë këtë park. “Ariu nuk është pjesë e “Parkut të arinjve”. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.
Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj”, ka shkruar Ahmeti./ Gazeta Express