Replika të forta, Vuçiç i përgjigjet Gjukanoviç: Serbia do ta vazhdojë pastrimin

schedule16:26 - 5 Shtator, 2021

schedule 16:26 - 5 Shtator, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, duke thënë se Serbia nuk ka aspirata ndaj Malit të Zi. Por kreu i shtetit serb i ka thënë presidentit të Malit të Zi se “do ta vazhdojë pastrimin”.

Duke komentuar deklaratën e presidentit malazez për aspiratat dhe përpjekjet e Serbisë për ta nënshtruar Malin e Zi, Vuçiç tha se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Malin e Zi dhe se ai nuk do të lejojë që Gjukanoviçi ta sundojë Serbinë, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk kemi ndërmend ta nënshtrojmë askënd. Por, unë po i them atij se as ju e as askush tjetër nuk do të jeni në gjendje ta sundoni Serbinë, siç keni bërë për 30 vjet. Ju e keni sunduar këtë vend në të gjitha mënyrat e mundshme, përmes krimit, zyrtarëve të policisë, zyrtarëve politikë, atyre në strukturat e inteligjencës”, tha Vuçiç.

“Ne i kemi fshirë ata që punuan kundër Serbisë. Ka më shumë, por ata janë mbetje. Ne do ta vazhdojmë pastrimin. Ju nuk do ta pushtoni Serbinë siç e pushtuat”, deklaroi Vuçiç.

Ai tha se Mali i Zu është përdorur si terren trajnimi për sulm ndaj Serbisë.

“Ata janë mësuar ta sundojnë Serbinë. Ne nuk duam ta sundojmë Malin e Zi. Ne duam marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore. Dhe ju garantoj, derisa të jem gjallë, nuk do t’ju lejoj ta sundoni Serbinë, siç keni bërë për gati 30 vjet. Derisa të jem gjallë. Dhe të gjithë e dini se çfarë do të thotë kjo”, tha Vuçiç./ Gazeta Ekspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!