Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

ZYRTARE/ Partizani siguron shërbimet e talentit, Dean Liço

schedule14:57 - 5 Shtator, 2021

schedule 14:57 - 5 Shtator, 2021

Partizani ka konfirmuar pak minuta më parë transferimin e talentit, Dean Liço nga skuara italiane e Askolit.

Mesfushori 21-vjeçar ka mbërritur te “Demat e Kuq” në formë huazimi.

Liço konsiderohet si një nga telentet më premtues shqiptar, e te Partizani pritet që të ketë hapësirat e nevojshme për të treguar potencialin e tij.



Postimi i FK Partizani:

ZYRTARE

DEAN LIÇO BASHKOHET ME TË KUQTË

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Dean Liço. Mesfushori 21 vjeçar do të jetë pjesë e të kuqve për këtë sezon me formulën e huazimit nga skuadra italiane e Askolit. Liço ka qenë pjestar i ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë U-17 dhe U-21, ndërsa është aktivizuar edhe te skuadrat Leganes B, Sporting dhe Lazio. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!