Ekperienca e Cristiano Ronaldos te Juventusi nuk merr dot një përgjigje përfundimtare, nëse ishte e sukseshme apo jo.
I fundit që ka folur për këtë është ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti:
“Po çfarë dështimi. Tre vitet e Ronaldos te Juventusi duhet të gjykohen vetëm pozitivisht,” shprehet Moratti. Duke rrëzuar kështu opsionin se blerja e tij nga ana e “zonjës së vjetër” ishte një dështim.
“Ishte një provë guximi dhe një dhuratë e madhe për tifozët. Ai bëri pjesën e tij duke shënuar një mal me gola,” shton ai.
Në një intgervistë për Messanggero ai gjithashtu tha: “Gjatë kësaj periudhe asgjë nuk funksionoi, ata po kërkonin për tu bërë ekipi më i mirë, duke sjellë më të mirin në Torino, por nuk ia arritën”.
Moratti nuk la pa përmendur edhe Interin, i cili e ka nisur mjaft mirë këtë sezon të Serie A me Inzaghin në stol.
Ai nuk ngurroi të dhurte lëvdata për trajnerin aktual, pasi sipas pas tij po bën një punë të shkëqyer edhe pse të gjithë menduan se pas largimeve të Contes, Lukakut dhe Hakimit, klubi do të shkonte drejt katastrofës. /abcnews.al/