Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventusi e paralajmëroi të gjejë “shtëpi” të re, McKennie drejt Premier League

schedule10:16 - 5 Shtator, 2021

schedule 10:16 - 5 Shtator, 2021

Mesfushori 23 vjeçar i Juventusit, Weston McKennie ishte në merkato gjatë verës, por asnjë klub nuk arriti një marrëveshje huazimi, që do të përfshinte gjithashtu  një blerje me detyrim.

Së fundmi në skenë për yllin amerikan ka dalë klubi i Premier League,  Aston Villa. Anglezët  po interesohen për ish-lojtarin e Schalke, që do të ishte një opsion i mire në vend të Emi Buendia që po përballet me një karantinë të gjatë pas grumbullimit me kombëtaren në Amerikën e Jugut, vend që ndodhet në listen e kuqe  sa i përket situatës me Covid-19.

Sipas SunSport, Aston Villa po synon edhe një tjetër mesfushor gjatë afatit kalimtar të dimrit. Bëhet fjalë për talentin e Liverpool, Curtis Jones./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!