Një 45-vjeçar që kishte dalë për të peshkuar gjatë mbrëmjes në liqenin e Prespës ka ndërruar jetë tragjikisht. Bëhet e ditur se 45-vjeçarit me iniciale S. V., iu përmbys varka si pasojë e dallgëve të forta në liqen e për pasojë është mbytur.
Tashmë pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/