Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Femto lastik” tek “Amerikan 3”, ndërhyrje pa prekur syrin

schedule18:54 - 4 Shtator, 2021

schedule 18:54 - 4 Shtator, 2021

Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin, e për pasojë duhet të përdorin syze optike. Për disa mbajtja e syzeve mund të mos jetë edhe aq komode.

Nëse ndërhyrjet kirurgjikale ju frikësojnë, zgjidhjen e gjeni në klinikën e syrit në spitalin amerikan 3. “Femto Lastik” është ndërhyrja, e cila realizohet pa e prekur syrin. Mjeku kirurg oftalmolog Nadon Qafa, shpjegon se si kryhet kjo ndërhyrje.

“Metoda “Femto lastik” është konsideruar si standardi i artë në kirurgjinë me lazer të eliminimit të syzeve. Këto vitet e fundit kjo metodë ka zëvendësuar metodën klasike që nënkupton që para se të bëjmë lazerin duhet të krijojmë një kapak.

Deri dje kjo është bërë në mënyrë mekanike me metodën klasike “Lastik”, sot ne nuk e prekim syrin me asnjë pajisje mekanike por ekzistojnë dy lazer. Lazeri i parë krijon kapakun pa e prekur syrin dhe lazeri i dytë bën trajtimin e numrit”, shprehet mjeku.

Ndryshe nga metoda klasike edhe shërimi me këtë ndërhyrje është më i shpejtë dhe pa dhimbje.

“Përfitimet dhe favoret e kësaj metode janë mjaft të njohura, Duke filluar nga periudha post-operatore, që është shumë e shpejtë, rikuperimi i pamjes. Që të nesërmen pacientët mund të dalin, mund të vazhdojnë pothuajse aktivitet normal.

Nuk ka dhimbje si metodat e mëparshme. Kjo si pasojë e kësaj teknologjie, edhe efektet afatgjatë janë përmirësuar mjaft. Nuk ka rikthime të numrit, pothuajse në asnjë pacient”, thekson mjeku.

Gjatë muajit shtator “Femto Lastik”https://www.youtube.com/watch?v=gC-2tsbJ7cY për të dy sytë, në klinikën e syrit në spitalin amerikan 3 e gjeni me çmim promocional. Nga 2400 euro, tashmë ofrohet vetëm për 1700 euro. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!