“Delta” 24-fishoi të infektuarit me COVID brenda muajit

schedule18:40 - 4 Shtator, 2021

schedule 18:40 - 4 Shtator, 2021

Nga Ajgena Korbi

Në një muaj të infektuarit me Covid-19 në Shqipëri janë 24-fishuar.

Nga 3 gushti deri më 3 shtator janë zbuluar rreth 10 mijë e 800 të prekur të rinj.  1 një 14 persona të testuar ka rezultuar pozitiv.

Tirana, Durrësi, Vlora  qëndrojnë në krye të qyteteve me numrin më të lartë të rasteve aktive  ndërsa Dibra dhe Kukësi  vijojnë të kenë numrin më të ulët.

Me shtimin e të prekurve është rritur dhe numri I atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor.

94 persona më tepër se në fillim të  gushtit  po marrin ndihmën e mjekëve në  spitalin Infektiv  duke ezauruar kapacitetet e Covid 1.

Për të trajtuar pacientët me koronavirus  të shtunën u hap dhe spitali Covid 3, shërbimi i ish-kirurgjive në QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu e bëri të ditur në rrjetet sociale.

Ndërkohë 51 të infektuar muajin e fundit nuk ja kanë dalë ta mundin Covid 19 duke bërë që numri i viktimave prej tij që në fillim të pandemisë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të shkojë në 2508 persona. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!