Kryetari i Komunës së Prishtinës: Mbylleni Kosovën për dy javë ose vajtim dimrit

schedule22:40 - 3 Shtator, 2021

schedule 22:40 - 3 Shtator, 2021

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk është i kënaqur nga masat e reja të ndërmarra nga qeveria. Ahmeti ka kërkuar mbyllje dy javore edhe vaksinim më intensiv të qytetarëve.

Ai shprehet se shtrëngimi i masave si në raport me Shqipërinë vetëm i ka irrituar qytetarët.

“Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.

1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese

2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.

3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.

4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina

5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente

Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.

Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të humbur” shkruan ai. Sot u shënuan 26 viktima nga covid në Kosovë./ Abcnews.al