Si t’ju jepni vetullave një formë perfekte pa nevojën e estetistit

schedule10:36 - 3 Shtator, 2021

schedule 10:36 - 3 Shtator, 2021

Vajzat zgjedhin estetistin si zgjidhjen më të lehtë për t’ju dhënë vetullave formën e duhur. Megjithatë, me trendin e viteve të fundit – vetulla të trasha dhe sa më natyrale – është e nevojshme të dini disa sekrete.

Për të arritur formën që dëshironi, pa nevojën e estetistit, duhet të dini që sekreti qëndron para se të hiqni qimet e panevojshme me piskatore. Ajo që duhet të bëni së pari është të bëni grimin e vetullave.

Kjo teknikë do t’ju parandalojë që të mos e teproni dhe të prishni formën e tyre, diçka që mund të ndodhë shumë lehtë nëse nuk i keni mbushur boshllëqet më parë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!