Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet në SHBA, shkon në 45 numri i viktimave

schedule09:27 - 3 Shtator, 2021

schedule 09:27 - 3 Shtator, 2021

Përmbytjet e shkaktuara nga mbetjet e uraganit Ida lanë të vdekur së paku 45 persona në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Stuhia shkaktoi shira të rrëmbyeshëm mbrëmjen e 1 shtatorit dhe mëngjesin e 2 shtatorit, nga Merillendi deri në Nju Jork.

Shumica e viktimave pësuan pasi përmbytjet morën makinat e tyre.



Disa u mbytën edhe në bodrumet e apartamenteve.

Së paku 23 persona vdiqën në Nju Xhërsi dhe 12 në Nju Jork.

Dy shtetet shpallën gjendje emergjence.

Stuhia tropikale Ida goditi shtetin e Luizinaës të dielën, si uragan i kategorisë 4, duke shkaktuar përmbytje masive dhe shkatërrime të gjera.

Së paku 10 persona humën jetën në Luiziana, Misisipi dhe Alabama.

Gati një milion familje janë ende pa energji elektrike në Luiziana./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!