Nedim Bajrami është blerja e madhe e Shqipërisë në këtë verë. Pasi fitoi të drejtën për të veshur ngjyrat kuqezi, mesfushori ka zbarkuar në Tiranë dhe së fundmi ka folur për Sport Neës, ku ka treguar rreth këtyre ditëve intensive dhe pritshmërive me kombëtaren.
“Për gjyqin e fituar isha shumë i gëzuar kur e pashë mesazhin që mund të luaj për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur që fituam gjyqin. Mezi pres të vesh fanellën kuqezi. Kur shkova herën e parë me skuadrën isha shumë i lumtur.
Kur mora vesh që nuk mund të luaja u mërzita. Fola me Rejën dhe stafin, më thanë që mund të zgjidhej, në fund u zgjidh dhe jam shumë i lumtur. Reja, skuadra, tifozët më kanë shkruar, më kanë pritur shumë mirë. Jam shumë i lumtur. Mezi pres të vesh fanellën kuqezi.
Isha me Covid, bëra ca teste dhe jam gati kundër Hungarisë. Flas me Rejën gjithmonë, mezi pret dhe ai që ta vesh fanellën kuqezi, unë jam gati për Kombëtaren. Më tha që duhet të jem i qetë, te Empoli kam luajtur, jam në formë dhe gati për kombëtaren.
Flas me Abrashin, me Gjimshitin, luaj me Ismajlin te Empoli. Më uruan të gjithë. Jam shumë i lumtur. Jemi një skuadër e mirë. Është një miks, mes të rinjve dhe atyre me eksperiencë.
Herën e parë kur u grumbullova u prita shumë mirë, jam shumë i lumtur, është miks lojtarësh me eksperiencë dhe me të rinj, jam lojtar i ri dhe duhet të mësoj nga ta, mezi pres të zbres në fushë.
Shqipëria? Kemi skuadër të mirë, e dimë çfarë duhet të bëjmë në fushë, duhet t’i fitojmë ndeshjet. I pamë në Europian, Hungarinë dhe Poloninë, janë të forta, dhe ne jemi të fortë, duhet të zbresim në fushë të japim maksimumin.
Në Empoli ecën puna shumë mirë, fituam me Juven në Torino, ishte ndeshje e mirë duhet ta vazhdojmë këtë rrugë te Empoli.
Me klubin kam marrëdhënie të mire, ndihem shumë mirë këtë sezon te Empoli dhe inshallah qëndrojmë mes më të mirëve. Nesër do të pres kombëtaren dhe inshallah e fitojnë lojën dhe mezi pres të vesh fanellën e Shqipërisë”, u shpreh Bajrami. /abcnews.al