Lionel Messi e la numrin 10 pas më shumë se një dekade dhe këtë sezon Barcelona vendosi t’ia japë një tjetër “xhevahiri” të La Masia, Ansu Fati. Babai i djaloshit duket se është më i lumturi.
Kamerat e Sports Cuatro kapën imazhe ekskluzive të Bori Fatit, i cili filmohet duke blerë fanellën me numrin 10 të djalit të tij.
Nga emocionet e shumta ai loton nga gëzimi. “Askush nuk mund ta imagjinonte këtë, me të vërtetë. Kjo është çmenduri,” tha ai. /abcnews/