Pandemia zhvendos ekspozitën “PranverArt” në stinën e vjeshtës, bën bashkë 65 piktorë të 3 brezave

schedule17:27 - 2 Shtator, 2021

schedule 17:27 - 2 Shtator, 2021

Pranvera vjen e vonuar për grupimin e piktorëve të ekspozitë së artit pamor në edicionin e 12. Kuratori Maksim Bushi veçon prurjet e artistëve të rinj të cilët i cilëson premtues si në pikturë edhe skulpturë.

Pandemia zhvendos stinët, pranvera vjen e vonuar si provim vjeshte për piktorët, në Muzeun Historik Kombëtar.

Kuratori Maksim Bushi, thotë se larmia e temave dhe gjinive që karakterizon këtë grupim artistësh, ka zgjeruar edhe pjesëmarrjen.

Si risi cilëson prurjet mjaft interesante të brezit të ri, ku veçon skulptoren e re Juli Miftari.

Artistja frymëzuar nga antikiteti, sjell rrëzimin e diktaturës dhe përjetimet e dramave të të parëve të saj dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Megjithëse punimet janë krijuar gjatë pandemisë, kjo tematik është anashkaluar, me qëllimin që të sjellin më shumë dritë dhe bukuri, përmes portreteve, peisazheve , natyrave të qeta apo kompozimeve.

Ekspozita e “Pranverart” u ndërpre në vitin 1972, për prirjet e saj moderne dhe që nga viti 2010 kjo ekspozitë, vazhdon pa ndërprerje. Punimet do prezantohen për publikun e gjerë deri më 10 shtator. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!