Shkatërruan avionët e helikopterët, talebanët të mërzitur me amerikanët: Ishin asete kombëtare

schedule15:58 - 2 Shtator, 2021

schedule 15:58 - 2 Shtator, 2021

Luftëtarët talebanë janë shprehur se ndihen shumë të zemëruar dhe të tradhtuar që amerikanët kanë nxjerrë jashtë përdorimit shumë helikopterë ushtarakë dhe aeroplanë përpara se të largoheshin nga Kabuli.

Trupat e SHBA demilitarizuan 73 mjete fluturuese përpara se të largoheshin përfundimisht nga Afganistani këtë javë, sipas komandatit të emisionit evakuues, Gjerneralit Frank McKenzie.

Ndërsa, në duart e grupit terrorist mbetën të paktën 48 mjete fluturuese, edhe pse nuk dihet nëse janë funksionale apo jo. Megjithatë, talebanët kishin pritur që amerikanët t’i linin helikopterët të paprekur që t’i vinin ata në përdorim, sipas një gazetareje të Al Jazeera.

Ajo u shpreh: “Kur i pyeta se pse mendonin se amerikanët do kishin lënë ndonjë gjë funksionale për ta, mu përgjigjën se besojnë se ato mjete fluturuese janë asete kombëtare dhe se ata janë qeveria tashmë.”

Ajo shtoi se talebanët janë të zhgënjyer dhe të zemëruar dhe ndihen të tradhtuar pasi për ato pajisje nuk ka më kthim. /abcnews.al/