Ndarja me Kim Kardashian, Kanye West rrëfen tradhëtinë përmes albumit të ri

schedule13:01 - 2 Shtator, 2021

schedule 13:01 - 2 Shtator, 2021

Kanye West po hedh më shumë dritë për ndarjen nga Kim Kardashian nëpërmjet albumit të fundit “Donda”. Kënga “Hurricane” thuhet se tregon tradhëtinë ndaj ish gruas pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. Sipas Page Six, burimet konfirmuan se në këngë reperi rrëfen pabesinë.

Kim Kardashian & Kanye West Marriage: He 'Stepped Up' To Make It Solid – Hollywood Life

“Kënga është një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ka bërë gabim dhe marrja e përgjegjësisë për përfundimin e martesës.”, tha burimi. Përkundër tradhtisë, nuk ishte kjo arsyeja e përfundimit të martesës gati 7 vjeçare pasi ata mirëpritën dhe 3 fëmijë të tjerë.

Kim Kardashian and Kanye West Reenact Their Wedding Vows in Balenciaga Haute Couture | Vogue

Pavarësisht divorcit, themeluesja e “KKW Beauty” ka qenë përkrahësja më e madhe e reperit gjatë promovimit të albumit. Kim dhe Kanye u martuan në maj 2014 gjatë një ceremonie luksoze në Firence, Itali. Martesa erdhi rreth një vit pasi ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën North, e cila tani është 8 vjeç.

Decoding Kanye West's Donda Album, Which References Kim - E! Online

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!