Gjykata e Shkodrës vendosi arrest me burg për Bardhok Pllanën, i njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës. Seanca për masën e sigurisë u caktua në spital, ku Pllana ishte shtruar pas komplikacioneve në zemër. Ai ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës, nën mbikqyrjen e policisë. Pllana akuzohet për aktivitet kriminal, ndërsa i është vënë në sekuestro preventive, pasuria prej 2 milionë eurosh. Prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin e një objekti 10-katësh, pa marre një leje ndërtimi. Nga hetimi ka rezultuar se objekti është financuar nga të ardhura, që dyshohet që kanë ardhur nga aktiviteti i tij kriminal./abcnews.al
“Kumbari” i Shkodrës, arrest me burg për Bardhok Pllanën
schedule16:06 - 5 Dhjetor, 2018
schedule 16:06 - 5 Dhjetor, 2018