Uragani Ida në SHBA, momenti kur shpëtohen nxënësit e bllokuar në autobus

schedule08:37 - 2 Shtator, 2021

schedule 08:37 - 2 Shtator, 2021

Uragani Ida ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa shtete të SHBA-së. Një autobus me nxënës shkolle u bllokua si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm në Pensilvani.

Pranë Pittsburgh, Zjarrfikësja shpëtoi 41 nxënës, pasi autobusi që ngeci në një rrugë të përmbytur të mërkurën në mëngjes.

Një skenë e ngjashme u zhvillua në Maryland perëndimore, ku 10 studentë dhe një shofer u shpëtuan, pasi autobusi i shkollës u bllokua të mërkurën pasdite, raporton FOX 5 DC.

Në Johnstown, rreth 100 milje në perëndim të Harrisburg, zyrtarëve të urgjencës iu desh të evakuonin rreth 3,000 njerëz nën një digë për të siguruar sigurinë e banorëve të rrymës. Guvernatori i Pensilvanisë Tom Ëolf shpalli të mërkurën gjendjen e jashtëzakonshme. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!