Një lajm i keq prish gjithë planet e Zvicrës për përballjen miqësore ndaj Greqisë dhe jo vetëm. Kapiteni i helvetëve, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e bën të ditur kombëtarja e Zvicrës, që njofton izolimin e Xhakës dhe lajmin e humbjes së tij dhe largimin e menjëhershëm nga ekipi, pak para miqësores që po luhet tani.
Me siguri Xhaka do humbë edhe tre ndeshjet kualifikuese ndaj Italisë dhe Irlandës në vajtje dhe kthim. Stafi teknik i Zvicrës do duhet të gjejë zgjidhje të reja. /abcnews.al