Një çift i moshuar që rriti më shumë se 600 fëmijë për 56 vjet dhe kthyen kopshtin e tyre në një vend kampi për të strehuar fëmijët, tani ka dalë në pension.
Pauline dhe Roger Fitter nga Britania, kanë strehuar fëmijë jetim nga Bjellorusia dhe Lituania. Ata gjithashtu gjetën kohë për të rritur pesë fëmijë të tyre, përfshirë një fëmijë që ata adoptuan.
Pauline, 81 vjeçe dhe Roger, 86 vjeç tani kanë dal në pension pas 56 vitesh të kujdestarisë, gjë që i bëri ata të mirëpresin rreth 620 fëmijë në shtëpinë e tyre, por ata pranuan se ndaluan numërimin pasi arritën në 600.
Çifti mban kujtimet e 56 viteve që ata kaluan për të rritur fëmijët në albume fotografish, duke mbajtur fotografitë e çdo fëmije të vetëm që ata strehuan./abcnews.al